Një shtetas shqiptar, 43 vjeç, është arrestuar prej autoriteteve greke nën akuzën e trafikimit të objekteve antike.
Sipas policisë së Athinës, 43-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin, u ndalua në lagjen “Patisia” të kryeqytetit helen, në kohën kur po negocionte shitjen e objekteve të lashtësisë te një shtetas grek.
Autoritetet greke thanë se, një pjesë e objekteve janë të epokës helenistike dhe vlerësohen të jenë përdorur rreth viteve 323-31 para Erës sonë, ndërsa pjesa tjetër janë antikuare që u përkasin kulturave jo europiane, ndoshta atyre latine.
Policia greke thotë se ka kërkuar prej Ministrisë greke të Kulturës të vlerësojë vlerën historike të këtyre objekteve.
Burime policore thanë se ende nuk e kanë të qartë sesi këto objekte kanë përfunduar në duart e shtetasit shqiptar.
Një ndër pistat është ajo e gërmimeve të jashtëligjshme në Greqi, ose sjellja e tyre nga Shqipëria në Athinë, prej nga ku do të tentohej shitja e tyre. Materialet u sekuestruan dhe gjykata vendosi ta lërë në burg 43-vjeçarin, deri në përfundim të hetimeve. /Top Channel /
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/