Videoja shokuese e publikuar nga emisioni investigativ Stop i transmetuar në TV Klan për dhunën ndaj një fëmije të moshës tre vjeçare i semurë, në një kopësht privat në Sauk, ka tronditur mbarë opinionin publik. Denoncimi i këtij rasti është bërë nga babai i vogëlushit, i cili i është drejtuar emisionit, për të investiguar dhe për të vërtetuar dyshimet që ai kishte lidhur me dhunën e ushtruar ndaj djalit të tij, dyshime të cilat kishin lindur pas shenjave të dhunës të konstatuara në trupin e vogëlushit.
Por si nisi ky denoncim dhe si u zbulua dhuna nga babi i fëmijës?
Pak kohë më parë, babai i fëmijës së dhunuar, kishte nuhatur se me fëmijën e tij të vogël diçka nuk po shkonte ashtu siç duhet në kopshtin privat ku e kishte çuar.
Ai tha se fëmija e ka të vështirë të flasë, kjo për shkak se 3 vjecari është me zhvillim te vonuart sipas nenes se tij, cka e ka bërë më të vështirë zbulimin e dhunës së tmerrshme që drejtoresha ushtronte ndaj këtij fëmije. Sipas dëshmisë së babait ai ka vënë re se dicka nuk shkonte me fëmijën e tij dhe se kishte mavijosje në trupin e tij, që nga hamendësimet e para, të menjëhershme, të lënë të kuptosh se aty ka diçka që flet qartë për dhunë tek ai.
I ati i fëmijës tha se ata ishin të bindur që ndaj vogëlushit të tyre ushtrohej dhunë; “por për të qenë më të sigurtë për atë se çfarë po ndodhte aty, menduam të thërrasim në ndihmë gazetarët e emisionit investigativ Stop në TV Klan”, th babai. Dhe kështu pasi foli me gazetarët ai duhet të conte një provë që ata të mund të nisnin investimgimin. I ati i fëmijës ka dërguar në redaksi dy foto ku trupi i fëmijës ishtë i mbushur me shenja dhune, që sipas tij vinin nga ‘pickimi’ dhe kapja fort që i bëhej në trup.
Kjo u desh që stafi i emisionist investigativ Stop të shkoj në ambjentet e brendshme të këtij kopshti dhe të montoj një kamer te fshehtë, e cila zbuloi të vërteën e hidhur jo vetëm për familjen e vogëlushit, por nga ajo u tronditën të gjithë. “Djali na ka ardhur me shenja në shtëpi, kemi konstatuar dhunë dhe jemi të bindur që aty ka dhunë, prandaj dhe kërkojmë edhe ndihmën tuaj. Djali është tek kopshti “Diren” me administratore ose drejtoreshë Anjeza Shabani. Fëmija është i moshëstre vjeçare, por në çastin kur ai vjen në shtëpi gjendja e tij është shumë e rëndë, ai nuk flet, ka shumë vështirësi në të folur, por me anë të shpjegimeve verbale dhe jo verbale kemi arritur të kuptojmë se aty po ndodh diçka. Ne jemi të bindur se aty ka dhunë. Unë dyshoj, por më tepër jam i bindur se djali im aty dhunohet, prandaj jam drejtuar këtu tek ju me besimin për ta faktuar këtë gjë” është shprehur babai i fëmijës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/