Anjeza Shabani dëshmon në polici mes lotësh: Videoja e paplotë, s’e dija...

Anjeza Shabani dëshmon në polici mes lotësh: Videoja e paplotë, s’e dija që ishte autik

512
0
Shares

Është zbardhur dëshmia e administratores së kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, e cila u filmua duke rrahur një fëmijë nga emisioni “Stop.

Shabani, ish­moderatore e emisionit “Alarm” u morr dje në pyetje nga Policia. Ajo ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe qante pa pushim. Para Policisë ajo mësohet të ketë thënë se emisioni “Stop” nuk e ka shfaqur videon e plotë. Shabani pranoi se e ka dhunuar fëmijën, por videoja sipas saj nuk tregon të vërtetën, shkruan Panorama.

“Videoja është prerë, nuk është e plotë. Unë pasi e qëlloja edhe e kam përqafuar fëmijën. Por ai përsëri nuk pushonte. Unë nuk e dija që fëmija ishte autik. Nuk më kishin thënë. Po të shihni videot e plota shihet që unë e kam puthur dhe përqafuar disa herë”, tha ajo para Policisë duke shpërthyer në lot. Anjeza Shabani rrezikon tashmë deri në 20 vjet burg për akuzat në fjalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY