VIDEO/ Rama inspekton projektin e Bashës, ja deri ku ka shkuar

VIDEO/ Rama inspekton projektin e Bashës, ja deri ku ka shkuar

47
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, i është rikthyer turit të tij të inspektimeve, në Tiranë. Nën shoqërinë e kryebashkiakut Erion veliaj, objekt inspektimi ka qenë sot bulevardi i ri i Tiranës, i nisur prej më se dy vjetësh nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha.
Lidhur me këtë inspektim ka reaguar sot ish-nënkryetari i bashksië së Tiranës, i cili ndërsa ka bërë ët ditur, këtë projekt, por edhe disa të tjerë, të nisur që nga koha e drejtimit të bashkisë së Tiranës nga Lulzim Basha, Enno Bozdo ka akuzuar kryeministrin për bllokimin e tyre.
“Bulevardi i Ri, rehabilitimi i Lumit të Tiranës e ndërtimi i Terminalit Multimodal janë fryt i vizionit të zhvillimit të Tiranës gjate administratës “Basha”. Me gjithë përpjekjet e Edi Rames për t’i bllokuar e zvarritur, e ardhmja Europiane e Tiranes kalon nga zbatimi i këtyre projekteve te konceptuara dhe financuara nen drejtimin e Bashkise nga Lulzim Basha sepse kjo është rrruga për t’i kthyer kryeqytetit një zhvillim të qëndrueshëm larg modelit korruptiv dhe shpunësues që ofroi Edi Rama e po ofron sot Erion Veliaj. 
Edi Rama përgjegjësi kryesor për bllokimin për dy vite të ndërtimit të Bulevardit të Ri, rehabilitimit të Lumit të Tiranës u krekos sot si gjeli majë plehut me punën e nisur nga  Lulzim Basha”, u shpreh Bozdo sot.
Punimet për Bulevardin e Ri të Tiranës nisën në shtator të vitit  2013 pas përfundimit të projektit nga studioja prestigjioze ndërkombëtare “Grimshaë Architects” dhe sigurimit të fondit të investimit nga Fondi për Zhvillim i Abu – Dhabit.
Projekti u bllokua me pas me urdhër të Edi Ramës. Për këtë bllokim është kallëzuar penalisht ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, dosje të cilën prokuroria vazhdon ta mbajë në sirtar dhe është dënuar ish-kreu i INUK.

Për të ndjekur videon, klikoni në linkun më poshtë…

https://www.youtube.com/watch?v=c5C-NSf-OxM

edi rama, inspektim bulevardi ri

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY