Shkodër, goditet mafia e tokave, sekuestrohen 15 mijë metra katrorë

Shkodër, goditet mafia e tokave, sekuestrohen 15 mijë metra katrorë

71
0
Shares

Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar rreth 15 mijë metra katrorë truall që kap vlerën e 120 mijë eurove pasi ka dyshime se tjetërsimi i kësaj pasurie është kryer sipas një procedure false.
Toka, që ndodhet në fshatin Bërdicë, sipas dyshimeve të prokurorisë është kryer në favor të një shtetasi shqiptar i cili jeton në Kanada.
Hetimet e deritanishme tregojnë se Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Shkodër ka regjistruar një pronë në Bërdicë të Sipërme. Sipërfaqja e trualli, thotë prokuroria, është 15 mijë e 500 metra katrorë e natyrës ullishte. Kjo pasuri, sipas akuzës, është në pronësi të shtetasit Adem Mlloja dhe disa personave të tjerë me të njëjtin mbiemër.
Prokuroria e Shkodrës dyshon se mbi bazën e akteve të sekuestruara është falsifikuar një vendim i këshillit të komunës në vitin 2014. Po ashtu ka dyshime se është falsifikuar edhe akti i marrjes së tokës bujqësore në pronësi në korrik 2014.
Mbi këto dyshime janë nën hetim edhe disa punonjës të ZRRP-së Shkodër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY