Pas fitores historike të Shqipërisë në Stadiumin e Lionit Presidenti i FSHFsë, Armando Duka ka propozuar që me të mbërritur në Hotelin ku është akomoduar prej dy javësh kombëtarja, të nisë një festë e madhe. Por ky propozim i Dukës është kundërshtuar nga trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi, i cili nga ana e tij ka qenë i rreptë me regjimin që duhet të kenë lojtarët, shkruan Panorama.
Ai u ka kërkuar që të hanë darkë, të takohen per pak momente me familjaret e tyre dhe të shpërndahen secili në dhomat e fjetjes. Sipas teknikut, ekipi nuk ka arritur asnjë gjë, ndaj ai jo vetëm ka ndaluar festimet deri në orët e vona të natës, por edhe ka ndaluar kamerat në restorantin ku darkonte skuadra.
Edhe tifozët që kanë shkuar drejt hotelit të kombëtares për të festuar kanë mbetur të zhgënjyer pasi nuk janë lejuar t’u afrohen idhujve të tyre. Rreth 10 furgonë policie kanë krijuar një kordon sigurie përreth hotelit për të evituar që ekipi të shqetësohej pas vendimit të trajnerit. Ekipi do të udhëtojë gjatë paradites drejt Peros Girek, ndërsa De Biazi ka planifikuar edhe një seancë stërvitore me ekipin gjatë pasdites, në pritje për të mësuar nëse kuqezinjtë do të vazhdojnë apo jo rrugëtimin në turne.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/