FOTO/ I veshur si Shqiponjë, UEFA i jep çmimin si tifozi më...

FOTO/ I veshur si Shqiponjë, UEFA i jep çmimin si tifozi më i mirë

82
0
Shares

Shqiptari Borin Shehu është vlerësuar me çmim nga UEFA si tifozi më i mirë i Kombëtares së Shqipërisë, e cila luajti mbrëmë me Rumaninë. Ai ka vendosur që të mbështesë ekipin e zemrës në një mënyrë mjaft të çuditshme. I veshur si shqiponjë, me kostum popullor si të Isa Boletinit, Borin la mbresa tek UEFA, shkruan Balkan Web.

Përfaqësues të UEFA u interesuan për emrin e të riut shqiptar dhe e thirrën për t’i dhënë çmimin si tifozi më i mirë. Këto kanë qenë momente magjike për studentin. Ai nuk e mendonte kurrë që veprimi i tij do të vlerësohej kaq shumë.

Borin ka bërë dhe një status në Facebook ku shpreh krenarinë e të qenit shqiptar.

“Jam shqipe, shqiponja dykrerëshe. Dragoi i Dragobisë, dragoi i lindjes. Krahët mbulojnë trojet shqiptare. Nga sqepi shkabë del zjarr llavë, e djeg armikun nga qiell i lartë. Se jam shqiptar, i kuq si flaka”, shkruan i riu nga Tirana.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY