Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BATUTA/ De Biasi zbulon “llogaritë” për kualifikimin dhe në se ka folur me bashkatdhetarin Conte për ndihmë

20/06/2016
BATUTA/ De Biasi zbulon “llogaritë” për kualifikimin dhe në se ka folur me bashkatdhetarin Conte për ndihmë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Trajneri Xhani De Biazi i ka idetë e qarta se cilat janë variantet më të mundshme për kualifikimin e mëtejshëm. Gjatë një interviste radiofonike për “Radio 24”, trajneri zbuloi të gjitha llogaritë e tij për vazhdimin e mëtejshëm në turne.
“Sytë i kam pikërisht te grupi i Italisë, duke shpresuar që edhe te grupi i Austrisë të ketë rezultate që na ndihmojnë. Një ndihmë mund të vijë edhe nga takimi mes Turqisë dhe Republikës Çeke. A kam folur me Conten për ndihmë? Jo, jo, ende…”, tha me të qeshur trajneri i përfaqësueses shqiptare.
“Ne nuk kemi çfarë të bëjmë tani, vetëm do të rrimë të shohim çfarë bëjnë të tjerët”.
Megjithatë, trajneri duket i kënaqur, sido që të shkojnë gjërat në ditët në vijim.
“Sido që të shkojë, kemi bërë një Europian të madh, tre paraqitje shumë të mira. Por për ironi të fatit, nuk morëm pikë në ndeshjet e para ku krijuam më shumë raste sesa mbrëmë që fituam.
Kemi vuajtur pak trysninë rreth nesh në ndeshjet e para. Mbrëmë u liruam nga kjo peshë që na kushtëzoi. Nuk kemi konkretizuar dhe ne e kemi paguar këtë gjë në ndeshjet e para. Po këto tre pikë mund të na mjaftojnë për të kaluar në fazën e dytë”, tha ai, duke shtuar se koncepti i skuadrave të vogla nuk duhet të ekzistojë më.
“Sot në futboll ekziston një nivelim i përgjithshëm, ka pak diferenca mes skuadrave, i bëjnë lojtarët e mëdhenj apo episodet e skuadrave të kolauduara. Të vegjlit përdorin faktorin surprizë, entuziazmin, aspekte mbi të cilat duhet të punojmë ne trajnerët, për t’i dhënë diçka më shumë që na mungon nga ana teknike. Ekipi ka mundësi rritjeje dhe jam i bindur se nëse do të vazhdojmë, për të luajtur ndaj Anglisë apo Gjermanisë, mund të themi fjalën tonë. Nuk do ta nisim ndeshjen si viktima, ashtu siç na shohin në teori. Fusha mund të thotë gjëra të ndryshme, jemi të ndërgjegjshëm mbi aftësitë tona. Forca jonë mund të jetë ajo që njohim limitet tona”, theksoi De Biazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026
Aktorja kosovare nderohet me Oscar

Aktorja kosovare nderohet me Oscar

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.