LETRA/ Basha informon Presidentin e Gjykatës së Strasburgut për presionin e qeverisë...

LETRA/ Basha informon Presidentin e Gjykatës së Strasburgut për presionin e qeverisë Rama mbi çështjen e pronave

65
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër me 7 qershor Presidentit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Guido Raimondi, duke ngritur shqetësimin mbi deklaratat e bëra nga kryeministri Rama në Parlament, se sipas tij ai ka arritur një marrëveshje me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më çështje të pronave të qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë shqiptare.
Basha i bën të ditur z. Raimondi se këto qëndrime të Ramës janë mbajtur në Parlament, pas takimit që kanë pasur me të me 9 maj në Strasburg, dy prej ministrave të qeverise shqiptare.
Kreu i opozitës shprehet se kjo deklaratë e kryeministrit përbën një ndërhyrje të hapur përpara vendimit të Gjykatës tonë Kushtetuese në lidhje me ligjin e ri të pronave. Kryedemokrati Basha ngre shqetësimin se ky qëndrim i kreut të qeverisë bëhet për ti ushtruar presion Gjykatës Kushtetuese dhe njëkohësisht për të dëmtuar kredibilitetin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në opinionin publik shqiptar.
Në letër Basha nënvizon se në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe rregullat e Gjykatës, nuk parashikohet asnjë rast që njëra prej palëve të arrijë marrëveshje të mundshme me Gjykatën në favor të saj, përpara shqyrtimit të çështjes.
Basha e siguron z. Raimondi se nuk kërkon ta bëjë Gjykatën e Strasburgut pjesë të debatit të brendshëm politik, dhe shpreh besimin e palëkundur në paanshmërinë e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut dhe në shqyrtimin e pavarur e profesional të çështjeve prej saj.
Letra e zotit Basha është pjesë e qëndrimeve dhe strategjisë së Partisë Demokratike për t’ju kundërvënë presionit dhe ndërhyrjeve të qeverisë Rama ndaj gjykatave në vend përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe për shpalljen anti-kushtetuese të ligjit të ri për kompensimin e pronarëve, ligj që Basha dhe PD e kanë pagëzuar si Ligji i Shpronësimit të dytë të pronarëve.
letr

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY