Për krimin e dyfishtë që ka nodhur ditën e sotme në qytetin e Korçë policia ka dhënë detajet e ngjarjes: “Më datë 19.06.2016,rreth orës 11:15, jemi njoftuarse në lagjen nr 17 në Korçë, në rrugën “Ajet Xhindolli” në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Mikel Xhiko 34 vjeç, ka vrarë me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen Yllka Xhiko 29 vjeç e cila për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe më pas 34 vjeçari, ka goditur edhe veten e tij.
Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë si edhe Ambulanca, e cila ka bërë transportimin e shtetasit M.Xh, për në Spitalin e Korçës, sepse pas vetëplagosjes ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Por pak minuta pas mbërritjes në Spital, ka ndërruar jetë edhe ky i fundit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si edhe për të bërë dokumentimin e plotë të saj”, thuhet në noftimin e policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/