Mazhorancës do i duhet të “blejë” shumë deputetë dhe çmimi mund të jetë me i madh se shpatullat e saj nëse vendos që të votojë draftin e reformës në mënyrë të njëanshme.
Njëra pas tjetrë partitë e vogla të opozitës si dhe parti që janë shkëputur nga koalicioni qeveritar kanë deklaruar votën kundër draftit jokonsensual.
Vangjel Dule që ka një votë të partisë së tij dhe Nard Ndoka që numëron tri vota në parlament janë deklaruar kundër.
Po ashtu Dashamir Shehi, kryetra i LZHK tha se do të votonte kundër por nuk përjashtonte se ndonjë deputet i opozitës mund t’i bashkohej votave të mazhorancës.
Prej dy ditësh edhe Fatmir Mediu është deklaruar kundër votimit të njëanshëm në Parlament. PR ka aktualisht vetëm një deputet. Kryetari i PAA, Agron Duka ende nuk është deklaruar por pak ditë më parë tha se do të vazhdojë të mbetet në grupin e partive të opozitës.
Ndër socialistët e mërzitur Tom Doshi mund të mos votojë reformën në drejtësi megjithatë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Ben Blushin dhe Mimoza Hafizin.
Ben Blushi ka deklaruar se mund të votonte reformën në Parlament.
Me këtë bilanc duhet që të “rekrutohen” rreth 12 deputetë të opozitës ose ¼ e gjithë deputetëve të PD.
Kjo shifër mbetet nëse edhe LSI i bashkohet votimit të njëanshëm.
Por LSI është deklaruar vazhdimisht kundër reformës pa konsensus ose sic e quan Meta pa legjitimitet dhe integritet. LSI ka 20 deputetë. Asnjë prej tyre nuk e shkel vendimin e kryetarit. Ndërkaq edhe nga PDIU, është një deputet që ka kohë që nuk përfshihet në vendimmarrjen e kësaj partie. Ai nuk voton jashtë vullnetit tw opozitës.
Nëse bashkohen të gjithë deputetët që kërkojnë reformë me konsensus, numri i tyre është midis 72 dhe 74 deputetë, pra më shumë se sa ata që kërkojnë votim sipas deklaratës së Ramës, “me cdo kusht dhe me cdo cmim”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/