“Kaubojsi” themelon partinë e re, ja emri dhe “pozicioni” i saj

“Kaubojsi” themelon partinë e re, ja emri dhe “pozicioni” i saj

54
0
Shares

Eduart Ndocaj, i cili prej ditësh kishte paralajmëruar themelimin e një partie të re, duket e ka bërë realitet shumë shpejt një gjë të tillë.
Nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, ai lajmëron krijimin e kësaj partie, duke bërë të ditur edhe emrin e saj.
“Një grup ekspertësh dhe politologësh po punojnë intensivisht për krijimin e statusit themeltarë të partisë “Besëlidhja Europiane” dhe të programit të saj politikë. Ngjarjet e fundit që po ndodhin në kahet e politikës shqiptare po na bindin gjithnjë e më shumë për të intensifikuar punën për hartimin e programit dhe regjistrimin e partisë në KQZ. Partia ‘Besëlidhja Europiane’ (BE), do të themelohet me nismën e deputetit Eduart Ndocaj. Pranë kësaj partie tashmë janë afruar mjaftë qytetarë, të rinjtë, intelektual dhe njerëz të botës së biznesit.
Besëlidhja Shqiptare do të prezantohet si një parti e Qendrës, e cila mbron identitetin shqiptar, lobon dhe kërkon integrimin e Shqipërisë në BE, modernizimin e vendit përmes reformave serioze dhe gjithëpërfshirëse. Besëlidhja Shqiptare në të gjithë formatin e saj do të jetë një risi në politikën shqiptare.
Partia është e hapur për të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve të mëparshme politike!
Na kontaktoni:

dott.albandaci@gmail.com

ose me mesazhe private në faqen zyrtare të deputetit”, shkruan “Kaubosji” në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY