Një duel për miliona euro. E tillë do të jetë përballja mes Shqipërisë dhe Rumanisë. Nuk luhet vetëm për vendin e tretë dhe për përfshirjen në raundin e 1/8-ve , por luhet edhe për të përfituar shuma vërtetë të konsiderueshme.
Nëse kuqezinjtë sigurojnë pozicionin numër 3 dhe kualfikohen , atëherë në llogaritë e lojtarëve dhe stafit do të kalojnë në total, plot 1 milion e 600 mijë euro, për të qënë më të saktë 1 milion euro për kualfikimin dhe 600 mijë janë shpërblim për vendin e 3-të. Pra përveç dëshirës së madhe për të shkruar historinë, lojtarët e kombëtares shqiptare kanë edhe një tjetër motiv të rëndësishmëm për të tentuar maskimumin kundër rumunëve.
Ndërkohë që edhe Rumania nuk bën shaka me paratë. Federata Rumune e Futbollit sapo ka njoftuar se nëse skuadra e Lordaneskut arrin kualfikimin për në fazën tjetër atëherë, lojtarët do të shpërblehen me 1.5 milion euro. Një shifër jo e vogël që sigurisht do të ndikojë edhe më shumë në paraqitjen e Rumunëve.
Pra është e qartë që të dy kampet po motivohen ekonomikisht për të gjetur rrugën e fitores në sfidën e së dielës, me shpresën që në fudn ato të ardhura ti përfitojnë kuqezinjtë
/ora news/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/