Granit Xhaka, ylli i Zvicrës, në dy ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Rumanisë, ka dhënë 218 pasime të sakta. Mesfushori Granit Xhaka me sukses po luan si shef i repartit të mesfushës te Përfaqësuesja e Zvicrës në “Euro 2016”, edhe pse para këtij turneu të shumtë ishin ata që kishin dyshime në kapacitetet e kosovarit për të kryer këtë rol.
Por, pas vetëm dy ndeshjeve në “Euro 2016” Xhaka ka dhënë përgjigjen e duhur, shkruan të premten gazeta zvicerane “Blick”. Mesfushori 23-vjeçar, po i jep jetë lojës së Zvicrës nga roli i mesfushorit defensiv, pasi çdo sulm po nis me pasimin e tij. Pas dy ndeshjeve, në të cilat Zvicra mposhti Shqipërinë (1:0) dhe barazoi me Rumaninë (1:1), statistikat janë impresionuse.
Xhaka është mbret i pasimeve deri më tash në “Euro 2016”. Në dy ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Rumanisë, ka dhënë jo më pak se 218 pasime të sakta – më shumë se çdo futbollist tjetër që po luan në “Euro 2016”. Vetëm mesfushori gjerman Toni Kroos i afrohet Xhakës sa u përket pasimeve, pasi futbollisti i Real Madridit ka 215 pasime, pra tri më pak. Xhaka renditet i pari, Kroos i dyti, kurse N’Golo Kante i Francës është i treti me 178 pasime.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/