DURRËS/Policia jep detajet e arrestimit të Hakës

DURRËS/Policia jep detajet e arrestimit të Hakës

71
0
Shares

Ne foto, lokali ku ndodhi vrasja e Muratajt ne vitin 2014

Bedri Haka u kap nga policia në një postbllok pasi ai nuk ndaloi megjithë thirrjen e forcave policore për të ndaluar. Më pas ai u bllokua nga policia dhe pas verifikimit u gjet se ishte një nga personat më të kërkuar në Durrës.

Haka dyshohet se ka kryer vrasjen e Muratajt përkundrejt pagesës. I dyshuar si vrasës me pagesë hetimet do të përqëndrohen tek porositësi për të cilin thuhet se ka dhënë një shumë të madhe parash për vrasjen e Leonard Muratajt.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

• Bedri Haka 22 vjeç, banues në Krujë.

Ndalimi I tij u bë pasi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal Nr.1014, datë 23.11.2014, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale” Vrasja me paramendim” dhe ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 78 /1 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Haka, më datë 18.11.2014, në një lokal në qendër të qytetit në Durrës, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Leonard Murataj 51 vjeç, banues në Durrës.

Murataj ka qenë person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY