Sot lexova reagimin e nje politikani te mazhorances ku, ne nje perpjekje qe ai vete e konsideronte sinqerisht naive, kerkesen e opozites per moskapje politike te drejtesise nga Kryeministri, e krahasonte me nje gozhde.
Me kujtoi ky krahasim ate historine e gozhdes se Nastradinit, i cili pasi shiti shtepine, kerkoi te ruante vetem nje gozhde ne murin e dhomes se ndenjes. Pronari i ri ia lejoi, se fundja nje gozhde ishte. Por u pendua hidhesisht sepse, qe prej asaj dite, Nastradini nuk i shqitej nga shtepia, me sebepin e gozhdes ku kishte te drejte te varte pallton e tij.
Pikerisht, kjo eshte ajo gozhda qe kerkon te ruaje Kryeministri tek reforma ne drejtesi: kontrolli mbi vetem dy institucionet e vetingut. Qe t’ua themi troç e thjeshte shqiptareve: kerkon vetem te emeroje ai vete ata persona qe do te vendosin cilet gjyqtare dhe prokurore do te largohen dhe cilet do te qendrojne ne detyre. Kaq pak, asgje me shume. E ku qendron problemi per kaq gje?!
Duhet naivitet i sinqerte per te krahasuar kete hanxhar ne doren e Kryeministrit me nje palo gozhde! Ose me keq se aq, duhet vendim i sinqerte por me bindje per te mos lexuar e kuptuar ate qe po firmos dhe te krekosesh se po ben reforme ne drejtesi! Por duhet paturpesi te thuash qe kur i emeron Kryeministri institucionet e drejtesise kjo e fundit nuk u politizoka!
Kam nje pyetje per te gjithe, pervec naiveve te sinqerte: nese Kryeministri do te kontrolloje emerimin e atyre qe do shkarkojne apo lene ne detyre gjyqtaret dhe prokuroret, a ka ndonje shans qe ministrat qe kane dhene koncensione skandaloze me leket e shqiptareve te hetohen, arrestohen dhe denohen me burg per korrupsion? Shanset jane afer zeros.
A ka investim me afatgjate ne padenueshmeri sesa ky per Kryeministrin? A ka imunitet me efektiv se ky? Jo, nuk ka!
Dhe dy fjale per kolegun. Tonin e reagimit e kishte sikur po shkruante per draftin e Kushtetutes se 1946, as si ate te 1976. Pushteti buron nga gryka e pushkes! Madje edhe me nje koncept brezhnjevjan brenda: “ajo qe eshte e imja eshte e imja. Ajo qe eshte e jotja mund ta negociojme”.
Reforma ne drejtesi nuk eshte e asnje politikani, aq me pak e 33 firmetareve te draftit te Rames. Kushtetuta eshte themeli dhe çatia e te gjitheve. Duhen patjeter se paku 2 kolona per ta mbajtur, ose do te rrezohet ne koken e te gjitheve.
Tensionimin e procesit the te politikes ne fakt po e nxit Kryeministri qe po perpiqet te bleje e trafikoje mandate. Dhe zhurma e tymi i duhet te hutoje publikun.
Lufta per te garantuar moskapjen e drejtesise nga politika, sot dhe neser, ia vlen çdo perpjekje, kosto apo mjet demokratik. Nese opozita nuk qendron sot, nqs nuk flasim sot, neser nuk do te kete mbetur njeri per te folur kur te mos kete zgjedhje te lira, kur i korruptuari te arrestoje denoncuesin, apo trafikanti i droges te hipe e zbrese nga Mercedesat e zinj qeveritare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/