Bota e errët e tregut të zi të organeve…

Bota e errët e tregut të zi të organeve…

64
0
Shares

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit kryhen në botë 21 mijë transplante të mëlçisë, 66 mijë transplante veshkash dhe 6 mijë transplante zemrash. Duhet thënë se sipas një studimi të 2007-s, rreth 5% e organeve të përdoruara, vijnë nga tregu i zi, të cilat sjellin të ardhura që shkojnë nga 600 milionë deri në 1.2 miliardë dollarë

Sa vlen një njeri? Ose më mirë, duke folur ekonomikisht, sa para mund të nxirren duke shitur një njeri ose pjesët e tij? Këto fjalë mund të duken si çmenduri, por janë pyetje të shtruara në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në lidhje me trafikun ilegal të organeve njerëzore, e cila të sjell drithërima të forta.

Treg milioner

Sipas ekspertëve të OBSH-së, çdo vit, në botë kryhen 21 mijë transplante të mëlçisë, 66 mijë transplante veshkash dhe 6 mijë transplante zemrash. Duhet thënë se sipas një studimi të 2007-s, rreth 5% e organeve të përdoruara, vijnë nga tregu i zi, të cilat sjellin të ardhura që shkojnë nga 600 milionë deri në 1.2 miliardë dollarë. Ky është aspekti më dramatik dhe sipas Global Finance Integrity, një organizatë joqeveritare e specializuar në gjurmimin e flukseve financiare ilegale, numrat e kësaj tregtie makabre janë në një rritje konstante. Por ata të cilët vuajnë pasojat janë shtetasit më të varfër të botës, që për një shumë të vogël parash janë të gatshëm që të shesin një veshkë, një copë mëlçi, një pjesë zorre, apo beben e syrit.

Të gjitha këto janë organe apo pjesë organesh pa të cilat mund të bëhet, edhe pse pasojat mund të jenë të rënda ose dramatike.

Supermarketi i veshkave

Por ashtu siç thekson Sean Fitzpatrick, drejtor i marrëdhënieve të jashtme në bankën e organeve në Neë England të SHBA-së, në një intervistë në “Popular Science”, heqja e një pjese të mëlçisë apo të zorrës kërkon ndërhyrje komplekse, që vështirë mund të kryhen në klinika të improvizuara, në vendet e botës së tretë. Pjesa më e madhe e organeve të shitura spontanisht nga donatorë në tregun e zi ka të bëjë me veshkat. Heqja dhe më pas vendosja e tyre në trup nuk janë operacione të vështira dhe nuk kërkojnë pajisje të sofistikuara dhe as kompetenca të nivelit të lartë. Vendet kryesore të eksportit të këtyre organeve janë India dhe Pakistani, ku sipas OBSH-së, çdo vit të paktën 2 mijë persona shesin veshkat e tyre.

Kjo ka bërë që në vitet e fundit të lindin organizata që merren me turizmin e organeve. Ato vënë në kontakt shitësit dhe blerësit, pastaj organizojnë udhëtimin në vendet e lindjes apo në jug të botës. Çmimet variojnë nga 20 mijë dollarë për një veshkë indiane deri në 160 mijë dollarë për një veshkë që vjen nga Izraeli. Dhe donatori merr vetëm çikërrimat, mesatarisht 1 mijë dollar.

Biznesi kinez

Në Kinë, organet u merren të burgosurve të dënuar me vdekje. Kështu në vitin 2005 u mblodhën 12 mijë veshka dhe 900 mëlçi, por që më pas u shitën me çmim të lartë qytetarëve të tjerë kinezë të pasur, si dhe pacientëve të gatshëm për të paguar, vetëm për të mos pritur një dhurim sipas rregullave.

Në Kinë një veshkë mund ta blesh për 60 mijë dollarë, por edhe një pankreas, një zemër apo një mushkëri për rreth 150 mijë dollarë.

Në 2012, qeveria në përpjekje për ta ndaluar këtë treg, vendosi që për 5 vite të mos të merren organet nga të burgosurit.

Gjithçka e rregullt, jemi iranianë

Tregtia e organeve ndalohet në të gjitha vendet e botës ligjërisht, me përjashtim të Iranit. Në bazë të ligjeve, rreth 1400 persona çdo vit ofrojnë ligjërisht në treg veshkën e tyre për një shumë prej 10 mijë dollarësh.

Marrësit e organeve

Për ata të cilët transplatojnë organet, e ardhmja mund të bëhet shumë e vështirë. Sipas OBSH-së, këta pacientë rrezikojnë dy herë. Pikë së pari për kushtet sanitare në të cilat shpesh kryhen këto ndërhyrje kirurgjikale, por edhe për garancitë e pakta në lidhje me gjendjen e shëndetshme të organeve të transplantuara. Ato mund të jenë burim infeksionesh, si HIV dhe hepatitet. shqip

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY