Nje sherr masiv mes rreth 20 personash, mes tyre edhe shqiptarë ka ndodhur gjatë natës në qendër të qytetit italian Udine, mes rrugës “Veneto” dhe asaj “Manin”
Mediat italiane raportojnë se ulërimat e ztyre që ziheshin, në gjuhë të huaj, jo italisht kanë zgjuar banorë të zonës të cilët kanë njoftuar policinë.
Grupi prej 20 personash u shpërnda me ardhjen e policisë, kurse një person, shqiptar, ende i paidentifikuar mbeti i plagosur. Mediat raportojnë se ai ishte rrahur paq nga tre bashkëatdhetarë të tij. Shqiptari i plagosur është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personat e tjerë raportohet se kanë humbur gjurmët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/