Një efektiv policie ka mbetur i plagosur me kaçavidë mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30. Ngjarja ka ndodhur te parku i vjetër i autobusëve, tek kryqëzimi që lidh rrugën “Babë Rexha” me Kongresin e Lushnjës.
Lajmi konfirmohet për News24 nga banorë të zonës, dëshmitarë në ngjarje, ndërsa policia ende nuk e ka konfirmuar si rast. Efektivi i identifikuar me emrin Alban është plagosur në krahun e majtë, ndërsa banonte pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Mësohet se efektivi ka tentuar të marrë pistoletën që kishte në çantë, por autorët ia kanë marrë duke ia drejtuar atij. Autorët e dyshuar kanë marrë me vete pistoletën e efektivit dhe janë larguar me shpejtësi. Paraprakisht konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/