SKANDAL/ Jorgo Goro u rrëmben banorëve Livadhin dhe ua jep me koncesion...

SKANDAL/ Jorgo Goro u rrëmben banorëve Livadhin dhe ua jep me koncesion “njerëzve” nga Tirana

132
0
Shares

Banorët e Himarës kanë denoncuar rrëmbimin e pronave të tyre, por edhe të emrit të mir ëtë zonës. Denoncimin e kanë bërë në takimin  zhvilluar sot, takimi i dytë mes drejtuesve të bashkisë së Himarës të shoqëruar nga hartues e drejtues të planit të përgjithshëm vendor, si dhe banorëve.
Takimi ka nisur me fjalën e drejtuesve të projektit ku është folur mbi shëtitoren e re dhe vazhdimësinë e planit të Himarës ndërkohë që është ndërprerë disa here nga ana e banorëve.
himare 1I pranishëm në takim, i cili ka folur edhe në emër të banorëve, ka qenë edhe Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut të Shqipërisë në të njëjtën kohë dhe drejtor ekzekutiv i shoqatës se komunitetit Himariot, Nikollaq Neranxi. Ai ka replikuar ashpër jo vetëm me drejtuesit e projektit por edhe me kreun e bashkisë së Himarës Jorgo Goro i pranishëm edhe ky në takim. Në qendër të reagimeve dhe kundërshtimeve ka qenë pikërisht mos zgjidhja e çështjeve të tokave të cilat edhe sot e kësaj dite për shumë banorë nuk janë zgjidhur ende .
himare 3”Këtu keni një popull që nuk mund ta gënjeni duke dashur ti merrni dy cilësi kryesore, pronat dhe emrin . Kemi përballë njerëz që duan të na gënjejnë të cilët vijnë me një projekt të përfunduar që prej një viti, sipas drejtuesve të projektit, ndërsa drejtuesi i urbanistikës na gënjen duke thënë se po vijmë të marrim mendim. Ne duam atë Himarën e bukur me Historinë e saj që doni të na e merrni , ato prona që po shikojnë se si po vdesin himarjotët duke mos i gëzuar”, është shprehur ish deputeti Neranxi .
Ai ka akuzuar kreun e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro se nuk arriti dot të zgjidhte çështjen e pronave në këto 5 vite. Neranxi shtoi se historia e Himarës po shfrytëzohet por kjo gjë nuk do të lejohet të vazhdojë më pasi pronat do të mbrohen me gjak.
himare 4Pas fjalës së tij Neranxi është larguar nga salla duke bojkotuar takimin ndërkohë që së bashku me të janë larguar dhe shumica e banorëve të pranishëm.
I shoqëruar dhe nga banorët, Neranxi është drejtuar për në zonën e Livadhit ku ka denoncuar koncesionin e një pjese të plazhit e cila sipas tij i është dhënë në mënyrë të padrejtë nga bashkia disa njerëzve të ardhur nga Tirana duke iu rrëmbyer banorëve të Himarës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY