REFORMA NË DREJTËSI/ Mediu: Kërkesa e 33 deputetëve për draftin, akti i...

REFORMA NË DREJTËSI/ Mediu: Kërkesa e 33 deputetëve për draftin, akti i njëanshëm

36
0
Shares

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e ka cilësuar akt të njëanshëm kërkesë e 33 deputetëve të shumicës për përfshirjen në procedurat parlamentare të paketës kushtetuese për reformën në Drejtësi
“Unë nuk e di sesi mund të quhet ndryshe kur veprimi bëhet në mënyrë të njëanshme ose kapen deputetët duke i kërkuar firmën. Ndërkohë që ky është një proces që nuk është iniciative personale, por është iniciative politike e dy palëve në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar”.
Në studion e lajmeve të Ora News, kryerepublikani paralajmëroi se çdo  lëvizje e tillë prodhon konflikt politik  dhe pasoja për vendin dhe procesin e integrimit.
“Jo vetëm nuk do ndihmojë në procesin e integrimit europian, por e kundërta do të krijojë probleme të jashtëzakonshme me procesin e integrimit europian dhe për më tepër do të rrisë konfliktualitetin në Shqipëri. Një përplasje tashmë jo thjesht institucionale të pozitës dhe opozitës, por edhe më të fortë sesa kaq”.
Në një skenar të tillë, pas Lulzim Bashës, Fatmir Mediu është zëri i dytë i opozitës që paralajmëron protesta.
“Pa dyshim që protesta… Ndaj një pushteti i cili synon të kontrollojë, të manipulojë, të zotërojë gjyqësorin në mënyrë të tillë, të manipulojë votën e qytetarëve nëpërmjet pazareve që bëhen në Kuvendin e Shqipërisë. D. m. th.:, të kalojë si një fenomen i rastit”.
Mediu vlerëson se votimi në Kuvend me 2 të 3 i krerëve të institucioneve është tallje me Parlamentin dhe sipas tij i intereson kryeministri Rama për të bllokuar procesin. Kryetari i PR është kundër propozimit të LSI që opozita ti drejtohet Brukselit për Nenin 88
“Nuk besoj që opozita do t’i drejtohet Brukselit. Opozita, LSI, PS vetë Brukseli, vetë SHBA i janë adresuar Komisionit të Venecias”.
Mediu nuk e përjashton që shumica të tentojë blerjen e votës në radhët e opozitës
“Ka arsye të plotë për të besuar që do të vazhdojnë këtë pazar përderisa kanë filluar edhe tendera të hapura sesa do të jetë vlerë e kapërcimit të deputetit për të votuar reformën në drejtësi. Po ç’kuptim ka…”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY