Në kuadër të reformës në drejtësi, 33 deputetë të mazhorancës kanë nënshkruar pasditen e sotme rreth orës 18:50 draftin më ndryshime në Kushtetutë.
Mes deputetëve nënshkrues janë ata që kanë qenë pjesë të Komisionit të Reformës në Drejtësi.
Pjesë e nënshkruesve janë edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, anëtari i komisionit të Ligjeve Tahir Muhedini.
Ky zhvillim vjen pak ditë para se drafti i ndryshimeve kushtetuese të kalojë në komisionin e ligjeve. Të hënën do të diskutohen pikërisht ligjet e posaçme që shoqërojnë reformën në drejtësi.
Ndërkohë, me futjen në këtë rrjedhë të këtij drafti, duhen dy javë deri në ditën e votimit. Përpos kësaj, për shkak të specifikës së tij, drafti kërkon miratim me 94 vota, ndërkohë që mazhoranca nuk shkon më shumë se 87 vota.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/