Prokuroria e Korçës kërkon 76 vjet burg për 6 trafikantë droge

Prokuroria e Korçës kërkon 76 vjet burg për 6 trafikantë droge

70
0
Shares

 

Prokuroria e Korçës kërkon 76 vjet burgim për 6 persona, pjesë e një grupi, të akuzua për “prodhim dhe shitje të lëndëe narkotike”. Fillimisht, është dyshuar se këta persona kanë tentuar të trafikojnë drejt Greqisë një sasi prej rreth 23 kg lëndë narkotike cannabis. Për këtë arsye, fillimisht hetimi është zhvilluar nga Prokuroria për Krime të Rënda, kompetente për hetimin e trafikut të lëndëve narkotike. Më pas, gjatë hetimit rezultoi se personat e përfshirë kanë synuar ta shisnin drogën tek përdoruesit në Korçë. Për këtë arsye, vijimi i hetimit dhe më tej gjykimi u zhvillua nga Prokuroria dhe Gjykata e Korçës.

Nga hetimi ka rezultuar se në datë 29.05.2015 janë arrestuar në flagrancë 7 persona në Tiranë, në vijim të një hetimi në zhvillim të Prokurorisë për Krime të Rënda, në bazë të informacionit të referuar nga Policia e Shtetit. Në bazë të veprimeve proceduriale rezulton se lënda narkotike e sekuestruar nga Policia është siguruar në zonën e Mamurrasit nga ana e shtetasit Gjorgjo Gjoka, ndërkohë që shtetasit Platin Bodi dhe Adrian Lile kanë organizuar transportin e saj. Për këtë qëllim Adrian Lile ka siguruar edhe dy personat që do të bënin transportin, që janë shtetasit Leonard Qesari dhe Bujar Qesaraka, të cilët udhëtuan me këtë person drejt qytetit të Mamurrasit, ku kanë marrë dhe automjetin tip “Audi A4” në të cilin u ngarkua lënda narkotike. Droga ishte futur pikërisht në çantat e zeza që u blenë mëngjesin e asaj dite nga shtetasit Adrian Lile dhe Bujar Qesaraka. Si ndihmës dhe bashkëpunëtor për transportimin e lëndës narkotike janë edhe Enver Lika e Altin Kodra, të cilët kanë udhëtuar me shtetasin Adrian Lilen drejt Korçës.

Në dosjen hetimore është administruar edhe një pasqyrë e detajuar analitike dhe grafike e të dhënave për shtetasit Leonard Qesari, Gjorgjo Gjoka, Enver Lika, Altin Kodra, Platin Bodi, Bujar Qesaraka, Adrian Lile, referuar numurave telefonike të poseduar prej tyre.

Në bazë të hetimit, rezulton e përcaktuar dhe e provuar plotësisht e gjithë skema e organizimit të transportit të kundraligjshëm të substancave narkotike prej të gjithë të pandehurve. Veprimtaria dhe episodet e përfshirjes së secilit prej të pandehurve rezultojnë të kenë filluar prej datës 24.05.2015 deri në datën 29.05.2015, ku është bërë edhe kapja në flagrancë dhe roli dhe veprimtaria e secilit prej tyre është e dokumentuar dhe provuar plotësisht nga përmbajta e proçesverbaleve “mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë të kryer”, shoqëruar me tabat fotografike përkatësë, të cilat në përputhje me njëra tjetrën kanë konkluduar në përcaktimin e përgjegjësisë penale të të pandehurve dhe kanë bërë të mundur edhe kapjen e substancës narkotike, e cila ishte destinuar për në qytetin e Korçës (ndonëse ky fakt ka rezultuar i provuar nga hetimet e kësaj cështje penale, pavarësisht dyshimit që qëllimi final i të pandehurve ka qënë trafikimi i substancës narkotike në drejtim të shtetit grek).

Me anë të veprimeve të kundërligjshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin të pandehurit Platin Bodi, Gjorgjo Gjoka, Adrian Lile, Leonard Qesari, Bujar Qesaraka, Altin Kodra dhe Enver Nezir Lika, kanë plotësuar respektivisht elementët e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në rolin e organizatorit, bashkëekzekutorit dhe të ndihmësit kanë mbajtur dhe transportuar një sasi të madhe lënde narkotike të llojit Cannabis Sattiva prej 22 kg e 443 gramësh e cila fillimisht është dyshuar se ishte për tu trafikuar për në shtetin grek, po që ka rezultuar se ishte transportuar e shitur për në drejtim të qytetit të Korçës ku dhe është kapur e sekuestruar nga punonjësit e policisë. Për shtetasit Platin Bodi dhe Gjergjo Gjoka mbajtja e lëndës narkotike është kryer dhe në mbajtjen në bashkëpunim të një sasie prej 4.6 gram lënde narkotike cannabis sattiva të cilën e kanë mbajtur në automjetin e tyre me targa TR 8840 M, kur janë kapur nga punonjësit e policisë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Korçës kërkon dënimin, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, si më poshtë:

1. Platin Bodi, të dënohet me 13 vjet burgim

2. Adrian (Elion) Lile, të dënohet me 13 vjet burgim

3. Leonard Qesari, të dënohet me 13 vjet burgim

4. Bujar Qesaraka, të dënohet me 13 vjet burgim

5. Altin Kodra, të dënohet me 12 vjet burgim

6. Enver Lika, të dënohet me 12 vjet burgim

Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë.

Ndërkohë, në një proces të veçuar, po vijon gjykimi për anëtarin tjetër të grupit, të pandehurin:

7. Gjorgj Gjoka

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY