Lirohet nga gjykata edhe kreu i Tatimeve Shkodër, Hysaj i rimbursoi TVSH-në...

Lirohet nga gjykata edhe kreu i Tatimeve Shkodër, Hysaj i rimbursoi TVSH-në nipit të vet

53
0
Shares

Lirohet drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër.

Gjykata e Shkodrës e ka vlerësuar të paligjshmëm arrestimin e kreu të Tatimeve, Hysen Hysaj dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkaq gjykata i ka ndaluar Hysaj largimin jashtë territorit shqiptar pa marrë autorizimin e saj.

Hysaj u ndalua katër ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës,i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Organi i akuzës e akuzon atë për kreditim të paligjshmëm të TVSH-së.

Sipas Prokurorisë, Drejtori i Tatimeve i ka rimbursuar në mënyrë të paligjshme TVSH një subjekti në vlerë 10 mln lekë të reja, administrator i të cilit është djali i motrës së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY