LETRA/ Komuniteti Mysliman apel deputetëve: Mos i hapni rrugë martesave të së...

LETRA/ Komuniteti Mysliman apel deputetëve: Mos i hapni rrugë martesave të së njëjtës gjini

161
0
Shares

Komuniteti Mysliman i ka adresuar nga një letër personale çdo deputetit, të cilëve ju kërkojnë të mos shprehen për ndryshimin e pikës 2 të nenit 18 të Kushtetutës
Sipas kësaj kërkese, Përfaqësues të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, kërkojnë heqjen e togfjalëshit “orientim seksual” nga lista e shkaqeve për mosdiskriminim.
Kjo është letra e dytë, sepse letra e parë nuk mori përgjigje zyrtare.
Ndërkohë, deputetët, dikush në mënyrë publike, të tjerë pas dyerve të mbyllura, janë pozicionuar lidhur me përfshirjen e “orientimit seksual” në pikën 2 të nenit 18 i cili përcakton shkaqet për mos-diskriminim.
Mos diskriminimi për shkak të orientimit seksual, sipas komunitetit mysliman, lë hapësirën ligjore për funksionimin e martesave të personave të së njëjtës gjini.

msl

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

PJESA E DYTË
TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE TË NJERIUT
KREU I
PARIME TË PËRGJITHSHME


kushtetuta-infocipNeni 18

1.  Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
2.  Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.
3.  Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY