Një konflikt me armë është shënuar në Kavajë rreth orës 13:00 të 17 qershorit 2016. Mësohet se 3 persona janë plagosur në afërsi të Bashkisë së Kavajës.
Nga informacionet paraprake mësohet: “ka ndodhur një konflikt i cili ka degraduar në plagosjen me armë zjarri të shtetasve E. K., 48 vjeç; K. K., 21 vjeç dhe D. Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë”
Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar shtetasit, – Saimir Kurti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/