Gjykata Administrative, urdhër Velisë të mos fshehë informacionet

Gjykata Administrative, urdhër Velisë të mos fshehë informacionet

48
0
Shares

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës kanë fituar gjyqin me Erion Veliajn në lidhje me mosdhëninen e informacionit, dhe një vendim i gjykatës administrative e detyron kryetarin e Bashkisë të zbatojë ligjin, të informojë këshilltarët për çdo kërkesë që ata kanë.

“Ashtu sikundër ju kemi bërë me dije, prej më shumë se 2 muajsh kemi qenë të detyruar si rezultat i teatrit absurd të z.Veliaj, për të fshehur çdo informacion, jemi detyruar ti drejtohemi Gjykatës Administrative. Me vendimin e saj na dha plotësisht të drejtë dhe, për fat të keq detyron kryetarin e Bashkisë që të respektojë dhe zbatojë ligjin. Besoj se ky analfabetizëm institucional është krejtësisht i patolerueshëm dhe i panevojshëm. Të detyrohen të kërkojnë nga gjykatat që të zbatohet ligji, të nenit 51, pikën 3, që këshilltari ka të drejtë të informohet me kërkesën e tij për gjithçka dhe në çdo kohë nga kryetari i bashkisë, besoj se është totalisht absurde. Por, për fat të mirë, jo vetëm të këshilltarëve, por për fatin e mirë të qytetarëve, vendimi i Gjykatës nuk i lë asnjë ekuivok kryetarit në detyrë të bashkisë, por të zbatojë në mënyrën më rigoroze, ligjin”, u shpreh kreu i këshilltarëve demokratë, Leonard Olli.

Olli shprehet se Veliaj nuk jep informacion, për shkak të aferave korruptive që ka kryer në një vit në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Ai ka frikë nga transparenca, sepse transparenca që do të bëjë ndaj çdo vendimmarrje dhe menaxhimit dhe administrimit të bashkisë, do të provojë skandalet e tij, aferat e tij korruptive me klientët e pushtetit personal, apo të kryeministrit Rama”, tha Olli.

Erion Veliaj është një politikan me të shkuar në shoqërinë civile. Si drejtues i Mjaft ai ka zhvilluar me dhjetra projekte që inkurajonin transparencën dhe antikorrupsionin në administratën publike. Dënimi i tij nga Gjykata hedh dyshime mbi efektshmërinë e miliona dollarëve nga Soros dhe donatorë të tjerë për Veliajn dhe projektet e drejtuara prej tij. ​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY