Fatmir Mediu: Mos shikoni vijat e kuqe por vijën jeshile të Venecias

Fatmir Mediu: Mos shikoni vijat e kuqe por vijën jeshile të Venecias

51
0
Shares

Të gjithë kemi rënë dakort se vijat e kuqe nuk i vendos Rama, por i vendos Komisioni i Venecias. Ky komision ka përcaktuar dhe vijat jeshile, duke treguar se cilat janë rrugët e zgjidhjes në rast të mosmarrëveshjeve politike, tha sot kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Ai bëri thirrje Kryeministrit Rama të pranojë pikën 88 të Venecias e cila siguron moskapjen politike të sistemit të drejtësisë nga mazhoranca socialiste.

“Opozita është legjitime në të drejtën e saj, t`i bëjë thirrje Partisë Socialiste të respektojë zgjidhjen e dhënë nga Komisioni i Venecias sipas pikes 88. Ajo që kërkon opozita sipas këtij rekomandimi të Venecias, është pranuar edhe nga specialistët e OPDAT dhe Euralius pranë komisionit që në fillim të këtij viti.

Demagogjia politike se, opozita kërkon që të vendosë ndikim politik mbi sistemin, është e pabazë, për faktin se përzgjedhja nga të gjithë vendimarrësit politikë, pozitë dhe opozitë, bëhet mbi kritere selektive që në thelb kanë të bëjnë me formimin profesional dhe integritetin e personave që do të zgjidhen, duke përjashtuar çdo person që njifet apo ka informacion për qasje politike.

Votimi me 2/3 e zhvlerëson Parlamentin, krijon mekanizëm bllokues, rrit konfliktin politik, i heq mbështetjen e nevojshme politike institucioneve të drejtësisë, duke i bërë vendimet e tyre të kontestueshme. Mbi të gjitha shmang thelbin kushtetues të Republikës sonë parlamentare, duke i hequr autoritetin Parlamentit dhe duke e deleguar në Institucione që jo vetëm nuk janë përfaqësuese, por dhe shumë të manipulueshme dhe të kontrolluar nga mazhoranca”, deklaroi Mediu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY