DINAMIKA/ Policia pranon: Sajmir Kurti shkoi i armatosur te lokali i Kazazëve

DINAMIKA/ Policia pranon: Sajmir Kurti shkoi i armatosur te lokali i Kazazëve

199
0
Shares

Policia e Kavajës ka bërë të ditur se është arrestuar autori i plagosjes së babë e bir, sot në këtë qytet.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se Sajmir Kurti ka shkuar i armatosur në lokalin e Kid Kazazit dhe babait të tij.

Njoftimi i plotë i policisë


kid kazazi, spital kavaje1_copy_1Specialistët e Komisariatit të Kavajës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes  së ndodhur paradite në qytetin e Kavajës. Arrestohet  shtetasi:
• Sajmir Kurti, 44 vjeç, banues në Kavajë.
Arrestimi i tij u bë pasi sot më datë 17. 06. 2016 rreth orës  10:30, te shëtitorja “Indrit Cara” pranë Bashkisë Kavajë, ka pasur një konflikt midis tij me shtetasit E.  K. dhe djali i tij K. K.
Konflikti ka nisur për motive të dobëta (bllokim rrugëkalim mjetesh). Për sqarimin e këtij konflikti shtetasi Sajmir Kurti është takuar te lokali i shtetasit E. K., me kërkesën e këtij të fundit.
Shtetasi Sajmir Kurti ka nisur të debatojë me E. K. fillimisht e më pas edhe me djalin e këtij të fundit K. K.
Debati ka kaluar në sharje e ofendime dhe më pas i dyshuari  Sajmir Kurti ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë duke ia drejtuar  shtetasve të sipërcituar, ku debati ka vazhduar më pas në rrugë.
Në vazhdim të konfliktit Sajmir Kurti ka qëlluar me armën e zjarrit ku predha e qitur, nga kontakti  i saj me objekt të forte (pllakë guri) është copëzuar, e për pasojë ka lënduar me dëmtime të lehta shtetasit E. K., 48 vjeç, K. K., 21 vjeç (at e bir) si dhe shtetasin D. Gj., 46 vjeç, i ndodhur aty pranë.
Shtetasit e mësipërm ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
 Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
Një automjet i tipit “Range Rover”, në pronësi të shtetasit Sajmir Kurti.
– Një armë zjarri pistoletë i kalibrit 9 mm, me një krehër me 14 fishekë
– Një gëzhoja e kalibrit 9 mm
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në  tentativ” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”, parashikuar nga Nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY