DETAJET/ Lezhë, policia zbardh motivet dhe rrethanat e katër plagosjeve të sotme...

DETAJET/ Lezhë, policia zbardh motivet dhe rrethanat e katër plagosjeve të sotme në Shëngjin

86
0
Shares

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e sotme në Shëngjin ku mbetën të plagosur dy persona.
Ndërkohë, mësohet se është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar dhe janë sekuestruar 1një armë gjahu “Shotgan”, 19 fishekë dhe mjete të forta të përdorura në konflikt
Sipas burimeve të drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, mësohet se sot, nga Sektori i Krimeve të Rënda, u  bë arrestimi në flagrancë i Gertjan Malshi, 38 vjeç, banues në Pllanë.
Ky person dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentative, parashikuar nga neni 79/dh dhe 22 të Kodit Penal.
Sipas policisë mësohet se rreth orës 14:30, është njoftuar se në vendin e quajtur “Rruga e Kunës” në Qytetin e Shëngjinit, ka ndodhur një plagosje me armë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që falë ndërhyrjes së shpejtë kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të situatës deri në vrasje, duke kapur dhe shoqëruar palët në konflikt si dhe sekuestruar armën dhe mjetet e përdorura.
Nga veprimet hetimore është konstatuar se Gertjan Malshi, pas një konflikti me G. A., 52 vjeç, shtetasen M. A. 49 vjeçe  dhe K. A. 18 vjeç, banues të gjithë në Mal-Shëngjin (pjesëtarë të një familje) ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të tyre. Për pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja M. A., cila pas dhënies ndihmës së parë mjekësore është dërguar për ndihmë  më të specializuar në  spitalin e Tramues në  Tiranë.
Po kështu të plagosur në konflikt e sipër me mjete të forta kanë mbetur edhe G. A., e K. A., si dhe autori i dyshuar Gertjan Malshi të cilët pas ndihmës mjekësore në spitalin e Lezhës ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore të  kryera ka rezultuar se palët  janë  konfliktuar për motive të dobëta.
Gjithashtu do të referohen materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë edhe në ngarkim të shtetasit G. A., për kryerjen e veprës penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89  i  Kodit Penal.

Gjatë  këqyrjes së  vendit të  ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në  cilësinë provës materiale

– Një armë gjahu e tipit “Shotgan”
– Automjeti në pronësi të shtetasit Gertjan Malshi
– 19  fishekë arme gjahu
– sende të forta  të përdorura në konflikt

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY