DETAJE/ Plagosja në Kavajë, ja si dhe kush e ndihmoi Saimir Kurtin...

DETAJE/ Plagosja në Kavajë, ja si dhe kush e ndihmoi Saimir Kurtin të largohet nga vendi i ngjarjes

166
0
Shares

Drejtues dhe përfaqësues të Partisë Demokratike vizituan sot në spital Kid Kazazin, kreun e FRPD Kavajë, të plagosur me armë nga Saimir Kurti, drejtues PS-së e Kavajës dhe bashkëpunëtori i ngushtë i kryebashkiakut Elvis Rroshi.
Deputetët e PD-së, pas bisedës me të plagosurin, bënë të ditur se kreu i PS-së së kavajas, Gentian Daja, ka qenë ai që me makinën e tij e ka marrë Saimir Kurtin e armatosur dhe e ka larguar nga vendi i ngjarjes.
Duke e dënuar me forcë ngjarjen, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani u shpreh se kjo ngjarje e rëndë është e nxitur tërësisht nga kryeministri Rama i cili ka veshur me pushtet banditë dhe të inkriminuar në të katër anët e vendit. Ai i bëri thirrje Edi Ramës të reagojë dhe të tërheqë kriminelët që mbështet e që u ka dhënë pushtet, ndryshe Partia Demokratike dhe qytetarët do të marrin të gjitha masat e mundshme për të garantuar jetën e për të siguruar vetmbrojtje civile.
kid kazazi, spital kavaje“Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë dhe dy qytetarë të tjerë janë plagosur nga plumbat e një njeriu që ka ikur nga vendi i ngjarjes me makinë dhe nën shoqërimin e kryetarit të Partisë Socialiste të Kavajës. Për ne ngjarja është shumë e rëndë dhe kjo ngjarje tregon se banda me Ramën në krye nuk po ndalet me mënxyrat që po i shkakton këtij vendi. Banda nuk ndalet duke derdhur gjak shqiptarësh të pafajshëm, duke derdhur gjak demokratësh. Ajo që është e dhimbshme është historia e kësaj partie dhe demokracie shqiptare që kaloi nga gjaku i Josif Budës dhe tani kërkon edhe gjakun e Kid Kazazit. Ngjarja është e dhimbshme dhe ajo që ne mund të theksojmë është që Rama duhet të tërheqë menjëherë kriminelët e tij të tipit Armando Prenga të cilët po skuqin Shqipërinë nga veriu në jug. Duhet ti tërheqë patjetër ndryshe shqiptarët dhe Partia Demokratike janë në kushtet e vetëmbrojtjes dhe duhet të marrin të gjitha masat për t’ju përgjigjur bandës në pushtet me të gjitha mjetet e mundshme për t’u ruajtur e për tu vetmbrojtur”, tha Ristani.
arben ristani, kid kazasi spital kavajeI pyetur nga mediat mbi motivet e ngjarjes në Kavajë, Ristani tha ngjarja ishte e parapërgatitur dhe se autori ka pasur mbrojtjen dhe shoqërimin nga kryetari i PS-së së këtij qyteti. Sekretari i Përgjithshëm tha se situata në Kavajë është tepër e rëndë dhe e frymëzuar politikisht nga kryeministri Rama.
“Ne u njohëm me ngjarjen e cila ka ndodhur mbi bazën e provokimeve banale. Ajo që ka ndodhur është se ai ka shkuar i përgatitur me pistoletë në brez dhe siç u thashë është larguar nën shoqërinë e kryetarit të PS-së së Kavajës dhe në makinë të tij. Ngjarja është e frymëzuar politikisht ashtu siç u thashë nën shembujt e Armando Prengës. Nga veriu në jug Rama po sponsorizon dhe po nxit kriminelë të tillë për të derdhur gjak opozite dhe gjak shqiptarësh. Situatën e vlerësojmë shumë të rëndë dhe në rast se nuk ka masa të shpejta nga Rama dhe banda e tij shqiptarët janë në kushtet e mbrojtjes së nevojshme dhe duhet të marrin të gjitha masat për t’u përgjigjur situatës”, tha Ristani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY