Policia e Lezhës ka dhënë detaje të plota për plagosjen e dyfishtë që ndodhi në mesditë në pjesën e Plazhit të qytetit të Shëngjinit.
Sipas policisë plagosja e parë është shënuar kur Gertian Malshi ka plagosur Mimoza Alinë ndërkohë plagosja e dytë ndodhi kur i shoqi i gruas ka plagosur Gertian Malshin.
“Me datë 17.06.2016, rreth orës 14:30 , në Shëngjin, tek Lapidari ka ndodhur një plagosje me armë gjahu.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se shtetasi Gertian Malshi , 38 vjeç banues në Pllanë ka plagosur me armë gjahu me leje shtetasen Mimoza Aliaj , 49 vjeçe , banuese në Shëngjin.
Në konflikt e sipër, bashkëshorti i shtetases Mimoza Aliaj , shtetasi Gëzim Aliaj , 52 vjeç ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gertian Malshi.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të situates deri në vrasje duke kapur në flagrancë dhe shoqëruar shtetasin Gëzim Aliaj.
Konflikti i çastit ka ndodhur për motive të dobëta. 2 shtetasit e plagosur janë dërguar në spital për mjekimin e duhur. Policia po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka shpjeguar policia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/