Ali Qazimaj, shtetasi shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet britanike për vrasjen e një çifti pensionistësh, është zbuluar dhe më pas arrestuar në Luksemburg.
Ai ishte zhdukur pas ngjarjes dhe u arrestua mbrëmjen e kaluar në Luksemburg.
Lajmin e kanë raportuar mediat britanike dhe thonë se është i konfirmuar edhe nga autoritetet policore të Luksemburgut. 42-vjeçari është dërguar në burg.
Qazimaj dyshohet se ka vrarë me thikë Peter Stuart, 75 vjeç si edhe dyshohet se është përgjegjës për zhdukjen e gruas së tij, Silvias, 69 vjeçe.
Policia britanike thotë se ka pak shpresa që gruaja e viktimës të jetë gjallë dhe në duart e Qazimajt.
Kishte dyshime të forta se Qazimaj u arratis në Francë dhe prej andej do të tentonte të kthehej në Shqipëri.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
FOTO/ Masakër në Britani, shqiptari vret prindërit anglezë të shokut
/web/FOTO_Masaker_ne_Britani_shqiptari_vret_prinderit_angleze_te_shokut_20191_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/