Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga polica, pasi ka ngacmuar seksualisht një adoleshente. Burime zyrtare nga policia e Fierit, bëjnë me dije se në pranga ka rënë Sokrat Binaj, banues në lagjen “16 Prilli”, Fier.
Arrestimi i tij ka ardhur pas denoncimit në polici të 15-vjeçares me iniciale S.Q. Kjo e fundit ka pohuar se në lagjen “Konferenca e Pezëz” tek Pedonalja, është ngacmuar seksualisht nga 54-vjeçari. Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “vepra të turpshme”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/