Një i ri shqiptar u prangos nga policia italiane pasi hetimet treguan se ai ishte autori i rrahjes, grabitjes dhe dhunimit të një gazetareje italiane.
32-vjeçari shqiptar fillimisht sumoi per ta grabitur gazetaren Emma Camagna, por më pas ai shqiptar dhe bashkëpunëtorët e tij e lidhën në karrige dhe e rrahën.
Autorët grabitën sendet me vlerë në banesën e saj me një verë të përgjithshme prej 50 mijë euro.
Ngjarja ndodhi më 27 mars të këtij viti, të dielën e Pashkës, në Aleksandri.
Bashkëpunimi i gazetares së dhunuar me efektivët e policisë italiane solli gjetjen e provave të rëndësishme që çuan në identifikimin e shqiptarit. Edhe gjykata vendosi ndaj tij masën kufizuese të arrestit me burg.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/