Ne jemi të bindur se rruga jonë për të reformuar sistemin e drejtësisë sapo ka nisur, tha Saimir Tahiri gjatë një conference për shtyp me drejtorin e rikthyer në detyrë sot , Haki Cako.
Tahiri kishte lënë mënjanë akuzat e rënda për gjyqësorin dhe prokurorinë duke premtuar se po punojnë për të rilindur ndërkohë edhe policinë e shtetit.
Akuzat e opozitës janë mbi 2000 për mua dhe policisë së shtetit, tha Tahiri, edhe opozita me deklaratat e veta na bind më shumë se kjo është rruga e dhur për të luftuar më shumë me kriminelët dhe të korruptuarit.
Ministri refuzoi të përgjigjej për deklaratat që ai ka dhënë gjatë javës ndaj gjykatësve dhe prokurorëve ndërkohë që nuk artikuloi më akuza ndaj tyre.
Sot Gjykata ne Tirane liruan nga pezullimi drejtorin e Pergjithshem te Policise, Haki Cako nderkohe qe nxoren nga qelia kryetarin e bashkise se Kavajes, Elvis Rroshi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/