Shqiptarja Pavlina Harapi 57 vjeç, ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasditen e datës 15 qershor 2016. Shkak i kësaj tragjedie ka qënë rrëzimi i një peme shekullore mbi makinën e saj.
Pavlina Harapi e kishte parkuar makinën pranë kësaj peme në një park publik të zonës. Sapo kishte hipur në makinë, pema është rrëzuar mbi makinë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje ka mbërritur dhe kryetari i Bashkisë sëMantovës, Mattia Palazzi,i cili ka deklaruar se “ishte një pemë e shëndetshme por moti i keq, era e shiu i fuqishëm gjatë natës ka provokuar këtë tragjedi.” Shqiptarja, Pavlina Harapi, ishte nënë e dy fëmijve. Ajo punonte pranë një kooperative pastrimi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/