Mimoza Hajdarmataj: Qeveria u kujtua se ekziston Tropoja

Mimoza Hajdarmataj: Qeveria u kujtua se ekziston Tropoja

74
0
Shares

Deputetja e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj ka reaguar sot pas lajmit se është miratuar financimi për rindërtimin e qendrës së Tropojës.
mimoza postim gjermeni

U kujtua më në fund qeveria e Rilindjes se ekziston edhe Tropoja, deklaron Hajdarmataj duke shtua se ajo shpreson se ky financim të mos jetë një nga ato vendimet propagandistike.

“Ky investim të fillojë menjëherë e të mos lihet të bëhet në fund të mandatit për të marrë vota. Mos të harrojmë që urbanizim do të thotë edhe punësim edhe treg. Pedonalja është vetëm një hap, por jam e sigurtë se roli i Bashkisë Tropojë do të jetë më vizionar se ai i Qeverisë.

Nga ana tjetër, ne tropojanët, kudo që ndodhemi, brenda dhe jashtë politikës, afër dhe larg Tropojës, do fitojmë betejat tona për këtë trevë të shenjtë’, shton Hajdarmataj.

Projekti i rindërtimit të qendrës është financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve me vlerë 149 mln lekë do të ndihmojë edhe për zhvillimin e turizmit në një prej zonave më të frekuentuara në veri të vendit. Ky është një prej projekteve të hartuara nga bashkia e drejtuar nga Besnik Dushaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY