Kush e di qëndrimin e LSI për reformën pas deklaratave të Vasilit!

Kush e di qëndrimin e LSI për reformën pas deklaratave të Vasilit!

55
0
Shares

LSI shfaqet e lëkundur në raport me qënrimet që mbajti javën e kaluar nëpërmjet kryetarit të saj Ilir Meta. Sekretari i pëgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili tha se mund të ketë votim të njëanshëm të reformës nëse Brukseli jep garanci që do të hapë negociata me Shqipërinë pas këtij akti që mund të sjellë trazira politike në vend.

Por gjatë konferencës ai është shfaqur herë konseguent ndaj deklaratave të mëhershme të LSI që synojnë legjitimitetin dhe integritetin e reformës dhe herë tjetër i përfshirë nga skenarë politikë që lënë jashtë votimit opozitën në këmbim të premtimeve nga Brukseli.

Petrit Vasili tha se sugjerojmë që PD ti drejtohet Brukselit për nenin 88 të Venecias. Nuk kemi ndonjë kërkesë për Ramën pasi ai ka thënë se vijat e kuqe janë të Brukselit. PD të shkojë në Bruksel dhe të sqarojë këto vija.

Sipas Vasilit neni 88 nuk mund te mbajë peng më tutje reformën dhe se duhet një zgjidhje për këtë nen

Opozita ti kërkojë mendim BE lidhur me Venecian dhe nenin 88 që ndan palët. Opozita ka kërkuar garanci që mos të kapet sistemi. Zhvillimi i votimit pa opozitën rrezikon legjitimitetin, tha Vasili.

Në vijim zyrtari i lartë i LSI theksoi edhe mundësinë e miratimit të njëanshëm të reformës në drejtësi duke shtuar se është detyrim që BE në nivelet më të larta do të duhet të na garantojë që do të hapë negociatat për anëtarësim nëse reforma në drejtësi miratohet në mënyrë të njanshme.

Kër kërkohet kjo garanci pasi dialogu politik mund të ndërpritet.

Në vijim deputeti i LSI ngarkuar për reformën tha se partia e tij në finale mund të mbështesë edhe mbajtjen e një referendumi për reformën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY