Shqipëria luajti dje ndeshjen e dytë në Grupin A me Francën, ku u mposht 20 në minutat e fundit të saj me golat e Grizman dhe Pajet. Atmosfera ishte mjaft e ndezur, por në “Velodrome” të Marsejës nuk munguan as VIPat. Presidenti Nishani ishte në tribunë përkrah Presidentit francez Holond. Më poshtë tyre, gjendej ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Gjithashtu, fotografët kanë fiksuar edhe ishkreun e PSsë, Fatos Nano, i cili e pa ndeshjen afër Bashkim Finos. Në stadium ishte edhe kreu i Grupit Parlamentar të PSsë, Gramoz Ruçi. Po kështu, edhe gazetari Blendi Fevziu ishte në stadium. Nga Shoubizit, në pranishëm në stadium ishin edhe Noizy, MC Kresha dhe Blerim Destani. Gjithashtu, si spektator në stadium ishte edhe kapiteni Cana, pa harruar yllin e Big Brother Rike Roçi. /panorama/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/