Një punonjëse supermarketi ka mbetur e plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Kamëz, në një tentativë grabitjeje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, kur një person i armatosur me kallashnikov u fut në një supermarket, në Bulevardin Blu dhe nën kërcënimin e armës kërkoi të merrte paratë nga kasa.
Në këtë moment, punonjësja A. Dushku, 25 vjeç, e cila nuk ka kuptuar rrethanën është afruar pranë kasës. Kjo ka qenë fatale për të renë, pasi grabitësi ka nisur të qëllojë dhe plumbat e kanë plagosur në këmbë.
Në tentativë për t’u larguar nga marketi, agresori ka qëlluar sërish mbi punonjësen.
Ajo është dërguar në gjendje të rëndë për jetën drejt spitalit.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA, të cilët kanë rrethuar të gjithë perimetrin e zonës dhe po punonjë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/