Ekstradohet nga Gjermania 44-vjeçari nga Tirana i dënuar për mashtrim.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Frankfurti në Shqipëri i personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ergent Haxhi.Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë me vendim nr. 1573, datë 24.06.2014 e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale të Mashtrimit, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Frankfurt u bë kapja dhe arrestimi i tij provizor me qëllim ekstradimi për Shqipëri. Personi i ekstraduar iu dorëzua autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/