Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale:
– një armë zjarri tip pistolet
– një shkop metalik bejzbolli
– një dorezë metalike grushti
– 10 doza lëndë narkotike
1. Eduart Koboçi, 19 vjeç, banues në Tiranë, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip pistoleët “EKOL Tuna”, i calibrit 8 mm, me një krehër me një fishek dhe një shkop metalik bejzbolli (Nenet 278/2, 278/3 dhe 279 të Kodit Penal).
2. Gëzim Curri, 21 vjeç, banues në Tiranë, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një dorezë metalike grushti (Neni 279 i Kodit Penal).
3. Besjan Kokaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, të cilit ju gjetën dhe sekuestruan 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva” (Neni 283 i Kodit Penal).
4. Gerald Pepa, 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilit ju gjetën dhe sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva” (Neni 283 i Kodit Penal).
Shtetasit e lartë përmendur u konstatuan në ambjentet e një lokali pranë një qendre tregtare në rrugën e “Barikadave”.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/