Marseja do shohë sot flamurin gjigand shqiptar, 11.000 m2

Marseja do shohë sot flamurin gjigand shqiptar, 11.000 m2

134
0
Shares

Mbështetësit e kombëtares shqiptare pritet të mblidhen pak para ndeshjes për të kombinuar sëbashku hapjen e flamurit të madh shqiptar prej 11 mijë metrash katrore në Marsejë.

Grupimi “TifozatKuqeZi” ka njoftuar se ku do të bëhet organizimi që pritet të hyjë në librin e rekordeve Gines.

“Sot (e mërkurë), me fillim nga ora 14.30, ftojmë të gjithë shqiptarët që ndodhen në Marsejë të na bashkohen tek adresa: Plages du Prado 13008 Marseille (shih në foto), për të shpalosur flamurin kombëtar. Flamuri është rreth 11.000 m2, kështu që ju ftojmë që të jeni në numër sa më të madh”, thuhet në njoftimin e tifozëve.

Sipas lajmërimeve paraprake, flamuri do të shpaloset edhe në stadiumin “Velodrome” të Marsejës, pasi tifozët kanë marrë leje nga policia vendase për ta realizuar një gjë të tillë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY