Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë gjetur një mjet lundrues pranë Kanalit të Çukës në një shtëpi të braktisur.
Mjeti lundrues gomone me mbishkrimin “JUMBLY R”, u konstatua rreth orës 10:15, në lagjen nr.1 Sarandë, në një rrethinë pranë kanalit të Çukës, mbi Mandrën (pikën përpunimit të inerteve) e shtetasit F.Sh., me përmasa 7.5 m e gjatë dhe 4 m e gjëre, me motor të markës “Jamaha 250 CC”.
Mjeti është ndjekur nga sistemi GPS të Interpolit ndërsa është njoftuar policia shqiptare për gomonen e grabitur.
Ku mjet lundrues rezulton i vjedhur një ditë më parë, në Korfuz – Greqi.Sipas burimeve jozyrtare gomonia i perket nje lordi anglez qe financon fondacionin Butrinti.
Policia po kryhen veprimet proceduriale të mëtejshme ndërkohë që dyshon se mjeti do të përdorej për trafik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/