Një shqiptar i dënuar me 23 vite burg u ekstradua nga Athina. Interpol Tirana kreu ekstradimin e Enkelejd Banaj, 42 vjeç, lindur në Ballsh, Mallakastër.
Ky person është dënuar nga Gjykata e Fierit më datë 3 prill të vitit 2000, për veprën penale të “vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake dhe municionit”.
Ai ka mundur t’i shmanget drejtësisë prej 16 vitesh. Banaj u arrestua më datë 10 shkurt të këtij viti në territorin grek, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/