Berisha, akuzë të re për Bashkim Tahirin

Berisha, akuzë të re për Bashkim Tahirin

52
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha sot në një konferencë me mediat se mbjellja e kanabisit, reforma për drejtësi , përgjimi janë disa nga cështjet që po shqetësojnë shqiptarët.

Ai ngriti një akuzë të re për Bashkim Tahirin ndërsa deklaroi se përgjimi i institucioneve dhe individëve nga ana e policisë është skandali më i madh i 25 viteve të fundit. “ Nuk ka ndodhur kurrë në 25 vite që një kryeministër dhe ministër i Brendshëm ta shndrrojë Policinë në qëndër përgjimi të kundërshtarëve, të Presidenti, diplomatëve etj. Mendoj se ky është një krim i shëmtuar.

Së pari, Edi Rama, për të shtuar përgjegjësinë e tij të tmerrshme nuk e ka për gjë të përdorë si mburojë Italinë mike. Ky përbën një akt shumë të rëndë dhe të dënueshëm dhe i them se kurrë nuk do të shpëtosh nga ky skandal. Por gabimi yt fatal është të përdorësh Italinë si mburojë se është vepër e jotja.

Së dyti, i bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet kundër Ardian Çipës, nje mercenar i ndyrë që kërcënon njelloj si Shullazi, prokurorë të këtij vendi, një mercenar ndaj të cilit ligji duhet të veprojë me urgjencë. Çipa është i lidhur kokekëmbë me trafiqet, njeriu që nxori me makinë Genci Xhixhën dhe bën pushimet në Kubë.

Së treti, kanabis me shume se 25 vite te marra sebashku. Thirrja ime, per Europolin dhe Interpolin, ta shpallin emergjence, çeshtjen e kanabisit ne Shqiperi pasi do te permbyte Europen ne sasi te paiamgjinueshem.

Tjeter. I bej thirrje Edi Rames: Mos u bej varrmihes i konsensusit të reformës në drejtësi, se historia do te denoje pa meshire. Ne vend te falenderosh opoziten – dhe nuk di ndonje kryeminister qe te kete falenderuar opoziten qe ta tha se do ta votojë reformen. Çdo kryeminister do t’i shprehte mirenjohjen opozites, kurse ky i tregon linjat e kuqe. I permend kryetarit te opozites, linjat e kuqe me mburrje te madhe. Nuk eshte linja e kuqe per kryetarin e opozites, eshte per Venecian.

Edi Rama duke pranuar dy institucione sipas Venecias dhe jo kater, zbuloi veten me lakuriq se ne plazhet lakuriqe te Frances sepse tani tha: Buke e uje bashke – duhanin ndame! Ketu e zbuloi veten. Ne menyre absolute Rama e vetedamksoi veten e tij. Nuk ka njeri qe te mund te konceptoje se une e pranoj Venecian per 2 institucione, por nuk e pranoj per 2 te tjera! Te votoje Venecian. Kaq!”, tha Berisha

Në vijim ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë akuzë të rëndë ndaj zv/drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit për seksionin e Krimeve të Rënda, Ardian Çipa. Berisha tha se Çipa ka thirrur në zyrë prokurorë dhe i ka kërcënuar. Në lidhje me këtë, ish-Kryeministri kërkoi që organi i akuzës të nisë hetimet ndaj Ardian Çipës.

“I bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëhërë hetimet kundër Ardian Çipës, një mercenar i ndyrë që kërcënon njëlloj si Shullazi, prokurorë të këtij vendi. Çipa është i lidhur kokekëmbë me trafiqet, njeriu që nxori me makinë Genci Xhixhën dhe bën pushimet në Kubë”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.

Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha tha në vijim se mbjellja e narkotikëve në Shqipëri ka kapërcyer cdo masë.

Berisha kërkoi nga Bashkimi Europian të shpallin emergjencën për drogën në Shqipëri, në të kundërt e gjithë Evropa do të “mbulohet” nga trafiku i kanabisit.

Sipas ish-Kryeministrit, aktualisht po kultivohet më shumë kanabis se herët e tjera dhe ka akuzuar babain e ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. “Ka vetëm një emër që qarkullon atje dhe ai është i Bashkim Tahirit, babait të Saje Qorrit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY