Policia e Tropojës është vënë në këkrim të dy vëllezërve që vranë një natë më parë Ardit Mrishaj 25 vjeç dhe plagosën Florian Qehajën.
Ngjarja ndodhi gjatë transmetimit të ndeshjes së evropianit në një lokal në fshatin Cerrnicë, 3 km nga qyteti i Tropojës kur pas një sherri mes palëve 3 vëllezër u konfliktuan dhe qëlluan me armë ndaj viktimës dhe të plagosurit.
Uniformat blu kanë shpallur në kërkim dy vëllezërit Henerik Niklekaj 22 vjeç, i dënuar më parë për vepra të dhe Fitim Niklekaj 24 vjeç, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, është shoqëruar vëllai tjetër i tyre Kastriot Niklekaj 28 vjeç, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, si bashkëpunëtor i dyshuar në ketë ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/