SHBA: Nxisim dialogun qeveri – opozitë për çështjen e fundit të reformës...

SHBA: Nxisim dialogun qeveri – opozitë për çështjen e fundit të reformës në drejtësi

50
0
Shares

SHBA ka shprehur mbështetjen për miratimin e amendamenteve kushtetuese të reformës në drejtësi nga komisioni parlamentar sot.
Nga ana tjetër SHBA ka apeluar dhe nxitur dialogun qeveri – opozitë për çështjet e fundit, ende të padakordësuara.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin e projekt-amendamenteve kushtetuese nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi i Parlamentit të Shqipërisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të shtruar rrugën e miratimit të plotë të një reforme të thellë dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë të Shqipërisë. Paketa e projekt-amendamenteve ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur çështjen e fundit të mbetur për të cilën kanë mosmarrëveshje dhe nxisim të gjithë anëtarët e parlamentit të votojnë në favor të kësaj reforme. Një vote për këtë reformë është një vote në favor të lëvizjes së Shqipërisë përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe një të ardhmeje më të fortë euro-atlantike”, thuhet në deklaratën zyrtare të shpërndarë nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY