Sikurse ishte paralajmëruar, ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier është nisur këtë të martë nga Berlini për në Tiranë për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit për reformën në drejtësi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i diplomacisë gjermane përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Po ashtu përmes një editoriali, ai u ka bëre thirrje forcave politike që të marrin përsipër përgjegjësinë dhe të miratojnë reformën në Kuvend pa vonesa.
“Tani ka ardhur momenti i vendimit. Tani është e rëndësishme, që politikanët shqiptarë të tregojnë forcë drejtuese në të mirë të vendit të tyre dhe në interes të perspektivës evropiane të Shqipërisë. Për Shqipërinë, ka shumë gjëra në lojë, që ajo të lejojë dështimin e këtij projekti të madh. Iu bëj thirrje të gjitha forcave politike, që tani dhe në të mirë të interesit të përgjithshëm, të marrin përsipër përgjegjësi mbarështetërore dhe të miratojnë pa vonesë reformën në parlament”, shprehet Steinmeier.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/